Wednesday , July 28 2021

ZYRTARE: Ulet çmimi i rrymës për 0.25%, оse për 0.0069 den për kWh

Para pak çastesh Kryetari i Komisionit rregullativ të energjetikës Dimitar Petrov lajmëroi se është bërë ulje e çmimit të energjisë elektrike për 0.25%, raporton Fakte. Sipas Petrov, ky lirim vjen si pasojë e harxhimeve më të vogla që kanë paraqitur kompanitë energjetike.

Për krahasim, nëse një kWh për matës dytarifor për amvisëri në tarifën e lirë ka kushtuar 2.79 denarë, nga një qërshori çmimi i ri do të jetë 2.783, ose më saktë për 0.0069 denarë më pak. Nëse llogaritet se lirimi është në kilovatët dhe jo edhe në shtesën 33% dhe në pagesat shtesë, del se nëse një qytetar deri më tani ka paguar 2.000 denarë nga muaji i ardhshëm do të paguaj 1 deri 2 denarë më pak për të njejtën energji elektrike të harxhuar.

Fakte lajmëroi se LSDM por edhe ekspertët e çështjeve energjetike, ditët e kaluara kërkuan që çmimi i rrymës duhet të ulet për rreth 30% pasi çmimi që paguajnë qytetarët e Maqedonisë po paguajnë pa të drejtë shumë “të fryer” të rrymës, para që po i inkason pushteti dhe kompanitë e saj energjetike..FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *