Tuesday , December 11 2018

Zyrtare: Thierry Henry trajner i Monacos

Monaco ka konfirmuar zyrtarisht caktimin e Thierry Henryt në detyrën e trajnerit të klubit.

Henry do të marrë hapat e parë si trajner te klubi ku e filloi karrierën. Ai ka nënshkruar kontratë tre vjeçare.

Legjenda e Arsenalit kështu plotëson një ëndërr të kahmotshme të rikthimit te klubi i principatës.

“Fillimisht, dua të falënderoj Monacon që më dha mundësinë të drejtoj klubin që është shumë i veçantë për mua”.

“Jam shumë i lumtur që po kthehem te Monaco dhe tejet i përkushtuar për sfidat që po vijnë. Mezi pres t’i takoj lojtarët dhe të punojmë së bashku”, u shpreh Henry.

View image on Twitter

Henry ka punuar më parë përkrah ish-bosit të Evertonit, Roberto Martinez në kombëtaren e Belgjikës. Ata arritën së bashku vendin e tretë në botërorin, Rusia 2018.

Thierry Henry prej kohësh konfirmoi rikthiomin si trajner, e madje ishte edhe kandidat për postin e trajnerit të Arsenalit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.