Wednesday , August 4 2021

ZYRTARE: Rusia përshëndet fitoren e VMRO-së dhe të partnerëve të saj (foto)

Nuk kanë munguar edhe urimet nga Rusia për fitoren e VMRO-DPMNE. Sergei Zheleznjak, Zëvendës Sekretari i Këshillit të Përgjithshëm të partisë Rusia e Bashkuar nëpërmjet profilit të tij në Facebook ka përshëndetur fitoren e VMRO-DPMNE dhe “Koalicioni për Maqedoni më të mirë”, transmeton Fakte.

“I urojmë partisë VMRO-DPMNE, Partisë Demokratike të Serbëve në Maqedoni dhe të gjithë partnerëve në ‘Koalicionin për Maqedoni më të mirë” në fitoren e merituar. Ne u dëshirojmë maqedonasve tanë të të njëjtit mendim me sukses të rregullojnë dialogun politik në vend, arritja e konsensusit për formimin e përbërjes së re të parlamentit dhe Qeverisë së re të Republikës së Maqedonisë’, thuhet në urimin e Zheleznjak. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *