Sunday , April 18 2021

Zyrtare: Ndeshja nuk vazhdon, ja data e mundshme

Ndeshja në mes të kombëtares së Shqipërisë dhe Maqedonisë nuk do të vazhdoj sonte.

Takimi i ndërprerë në minutën 77-të pas reshjeve të mëdha të shiut nuk pritet të filloj gjatë ditës së sotme.

Sipas raporteve të fundit që kanë ardhur nga Federata Shqiptare e Futbollit, takimi nuk mund të zhvillohet sonte shkaku i kushteve të rënduara.

Data e mundshme për vazhdimin e takimit kualifikues pritet të jetë nesër(martë).

Ndeshja u ndërprerë sa ishte rezultati 1:1, ku golin për kombëtaren shqiptare e shënoi Armando Sadiku në minutën e nëntë, teksa për Maqedoninë, Egzijan Alioski në minutën e 51-të. /Telegrafi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *