Saturday , July 24 2021

ZYRTARE: Këta janë emrat e ministrave dhe zv.ministrave të rinj në qeverinë Zaev

Në pozitat e ministrave janë emëruar:

  • Renata Deskoska – ministre e Drejtësisë, e cila largohet nga posti i minstres së Arsimit dhe Shkencës, nga radhët e Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë;
  • Arbër Ademi – ministër i Arsimit dhe Shkencës, i cili lëviz nga posti i zëvendësministrit të MASH, nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim;
  • Asaf Ademi – ministër i Kulturës, i cili vjen si rezultat i zgjerimit të koalicionit qeveritar dhe përfshirjes së BESA-s në të, dhe
  • Bardhyl Dauti – ministër pa resor, post ky i marrë nga BDI pasi që Partia Demokratike Shqiptare u bë pjesë e koalicionit qeveritar.

Për zëvendësministra janë emëruar:

  • Andrej Zhernovski – zëvendësministër i Punëve të Jashtme;
  • Asim Musa – zëvendësministër i Shëndetësisë, nga radhët e BDI-sëPartisë së Turqv;
  • Gjonul Bajraktar – zëvendësministër i Punës dhe Politikës Sociale, nga radhët e Partisë së Turqëve dhe
  • Sadik Bekiri – zëvendësministër për Transport dhe Lidhje, nga radhët e PDSH-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *