Wednesday , January 27 2021

Zv/presidenti i SHBA Biden vizitë në Kosovë me 17 gusht

Zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden do të vizitojë Kosovën më 17 gusht, transmeton Fakte.

Gjatë qëndrimit të tij në vendin tonë, Biden do të takohet me krerët kryesorë politikë në vend.

Ai pritet të japë mbështetjen pa rezerva të administratës së Presidentit Barack Obama për pavarësinë dhe shtetësinë e Kosovës.

Biden është njëri prej përkrahësve më të mëdhenj të Kosovës, dhe në respekt të tij, së fundi qeveria e Kosovës e ka emëruar një rrugë me emrin e djalit të tij të ndjerë, Boe Biden. /KTV

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *