Tuesday , December 18 2018

Zvicra e shqiptarëve kalon në 1/8 finale të Botërorit në Rusi

Zvicra e shqiptarëve është kualifikuar në fazën tjetër të Kampionatit Botëror.

“Helvetikëve” iu mjaftoi edhe barazimi ndaj Kosta Rikës, për të kaluar grupin.

Sfida u mbyll me rezultat të barabartë, 2:2, përcjell Fakte.

Blerim Xhemaili zhbllokoi shifrat duke shënuar për Zvicrën, por rezultati u barazua nga Ëaston.

Në fund të ndeshjes, Drmic riktheu epërsinë e Zvicrës, por barazimi final u vendos nga penalltia e Ruiz.

Me këtë pikë, Zvicra grumbulloi 5 sosh pas 3 ndeshjeve dhe u rendit e dyta.

Kryesues i grupit mbeti Brazili, pas fitores ndaj Serbisë 2:1./Lajmi.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.