Tuesday , March 19 2019

Zvicër-Wallis, autobusi me nxënës kroatë përfshihet nga zjarri në tunel (VIDEO)

Të shtunën pasdite, zjarri përfshiu një autobus pasagjerësh në tunelin  Schallberg afër Ried Wallis, i cili transportonte nxënës nga Spliti i Kroacisë, shkruan Albinfo.ch.

Fatmirësisht asnjë nga pasagjerët nuk është lënduar. 52 udhëtarët kishin lëshuar autobusin nëpërmjet portës së tunelit.

Mathias Volken nga policia kantonale Wallis tha se në kohën e zjarrit nuk kishte automjete të tjera në tunel. Zjarri shpërtheu menjëherë pas orës 13:00

Një nxënës kroat tha për mediat zvicearen se ai humbi gjithçka nga zjarri: bagazhin dhe gjithashtu celularin.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *