Thursday , January 28 2021

Zv.Presidenti amerikan Joe Biden takohet me kryeministrin Isa Mustafa (foto)

Kryeministri Isa Mustafa takimin me zëvendëspresidentin amerikan Joe Biden e konsideron shumë të frytshëm bilateral.

Mustafa në faqen e tij në Facebook ka shkruar se kjo vizitë do të ketë ndikim pozitiv në fuqizimin e mëtejshëm të miqësisë dhe të partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së.

Postimi i Mustafës në Facebook:

 Pata nderin e veçantë të pres sot Zëvendës Presidentin Amerikan, mikun e madh të Republikës së Kosovës, Joe Biden. Pasi i urova Zëvendës Presidentit Biden mirëseardhje në Kuvendin e Kosovës, zhvilluam një takim shumë të frytshëm bilateral. 

Jam thellësisht i bindur se kjo vizitë do të ketë ndikim pozitiv në fuqizimin e mëtejshëm të miqësisë dhe të partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së. Zoti i bekoftë Kosovën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *