Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në fund të muajit gusht në Tiranë.
Pritet që dosja e tij diplomatike të ketë fokus reformën në drejtësi.
Mësohet nga burime jo zyrtare, se zëvendëspresidenti Joe Biden pritet të ketë takime me ata që do të mbështesin draftin e reformës në drejtësi, tek i cili ka vënë vulën ambasada amerikane.