Wednesday , August 4 2021

Zv.Ministri i policisë Nuhiu si OJQ: “Dënojmë çdo veprim vandalist”

Zëvendësministri për Punë të Bremdshme nga radhët e BDI-së Agim Nuhiu në rolin e Organizatave Joqeveritare ka reaguar pas sulmit vandal ndaj objektit të KOngresit të Manastirit në Manastir, në Ditën e alfabetit, shkruan Fakte. Nuhiu në vend se të zbatojë ligjet e vendit dhe të kryejë detyrën që i jep funksioni, pra të mbrojë shqiptarët nga vandalët e partnerit qeveritar të tij, si dhe të kapë dhe dënojë keqbërësit, ai ka “dënuar çdo veprim vandal që cënon vlerat kombëtare të shqiptarëve”.

“Jam këtu me bashkëpuntorët e mi për të shprehur përkrahjen institucionale për vlerat historike kombëtare të shqiptarëve!
Dënojmë çdo sjellje, akt apo veprim vandalist nga kushdo qoftë që ka për qëllim cënimin e vlerave kombëtare të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera në vend! Ne si zyrtarë në MPB kemi kapacitete institucionale për të garantuar sigurinë publike dhe dinjitetin kombëtar të gjithë secilit”-ka deklaruar Nuhiu./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *