Sunday , June 24 2018

Zv.Ministri i policisë Nuhiu, nuk përgjigjet në asnjë pyetje të gazetarit!

Zv.ministri i policisë, Agim Nuhiu, në emisionin debativ “ClickPlus” ka refuzuar të përgjigjet në të gjitha pyetjet e gazetarit, shkruan Fakte. Edhe pas përsëritjes për dhjetra herë të pyetjeve të njejta, Nuhiu është përgjigjur në mënyrë retorike se “ligji duhet të zbtohet” dhe se “kuadrot normative duhet të respektohet.

Zv.ministri Nuhiu nuk është përgjigjur, përveç tjerash, në pyetjet: Pse Mitko Çavkov është i paprekshëm? Për çka është n[ paraburgim Çavkov? Pse thirreni në transparencë dhe nuk përgjigjeni në asnjë pyetjen time? A ju kanë shpërfillur urdhërat tuaja zyrtarë të lartë të policisë? etj.

Nuhiu ka qenë i ftuar në emision për të shtjelluar rastin e incidentit në Kuvend më 27 prill vitin e kaluar, por ai ka refuzuar të përgjigjet në të gjitha pyetjet pasi që ka thënë se me këtë mund të ndikohet në proces./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.