Tuesday , December 18 2018

Zv.Kryeministri bullgar: Gjuha maqedonase nuk ekziston, kjo mund t’ju kushtojë me anëtarësim në BE dhe NATO

“Zotëri Zaev mos e keqpërdorni temën me gjuhën maqedonase. Ajo mund t’ju kushtojë anëtarësimin në NATO dhe BE”, është kërcënuar zv. kryeministri për siguri dhe ministri i mbrojtjes së Bullgarisë, Krasimir Karakaçanov. Ai tha se gjuha maqedonase nuk ekziston dhe se nuk do të lejojë futjen fshehurazi të gjuhës maqedonase, përcjell Fakte.

“Gjuha maqedonase, e cila nuk njihet nga askush si gjuhë zyrtare, nuk mund të konsiderohet si e tillë në tërë territorin e Maqedonisë Veriore. Maqedonia Veriore është një emër gjeografik që përfshin edhe territorin e Republikës së Bullgarisë. Në këtë kontekst, Zaev nesër mund të kërkojë të përdorë, dialekti identikisht bullgar për t’u mësuar si gjuhë zyrtare e huaj dhe në vendin tonë, e cila është e papranueshme dhe provokim”, shkruan Karakaçanov në Facebook.

Ky është një reagim ndaj deklaratës së Zaevit para një jave ku tha se marrëveshja e Prespës e konfirmon ekzistimin e gjuhës maqedonase dhe se askush s’ka të drejtë që ta ndalon atë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.