Sunday , June 24 2018

Zv.Kryeministri Angjushev pas disa ditësh do të jetë për 5 milionë euro më i pasur

Kompania e zëvendëskryeministrit Koço Angjushev që merret me tregtinë e energjisë EDS, prej sot kaloi në duart e kompanisë shtetërore të Greqisë për rrymë “Public Power Corporation”. Nga kjo tregti Angjushev do të fitojë rreth 5 milionë euro dhe siç tha, këto para do t’i rinvestojë në një ndërmarrje të re, përcjell Fakte.

Transferimi do të zgjasë diku 20 ditë, ndërsa pas marrjes së obligimeve financiare në kuadër të kompanisë EDS, transaksioni i mjeteve financiare do të bëhet për 20 ditë dhe normalisht, unë në bazë të ligjeve do të paguaj tatim personal siç është paraparë me të gjitha ligjet dhe mjetet që i fitova nga shitja do t’i deklaroj në listën time anketuese. Unë jam 90% pronar i kompanisë ndërsa 10% ka kompania “Fero Invest” ku unë jam pronar – deklaroi Koço Angjushev, zëvendëskryeministër i ekonomisë.

Drejtori i përgjithshëm i kompanisë shtetërore të Greqisë Emanuel Manolis Panajotakis tashmë është takuar me të punësuarit në EDS dhe u ka premtuar se të gjithë mbi dyzet të punësuarit do të mbeten në punë. Ndryshe, kompania greke PPC është një nga kompanitë më të mëdha në Evropën juglindore në fushën e energjetikës, me aktivë të përgjithshme prej më shumë se 15 miliardë euro dhe të ardhura vjetore prej mbi 5 miliardë euro./AlsatM

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.