Friday , January 22 2021

Zjarri tek ‘Rana e Hedhun’ në ShënGjin, flakët zbresin në rrugën kryesore

Një zjarr i fuqishëm shpërtheu gjatë natës në malin e Shëngjinit në Lezhë. Flakët u riaktivizuan nga një zjarr që kishte rënë në zonë prej gati dy ditësh dhe që ende nuk ishte shuar plotësisht. Situata u përkeqësua ndjeshëm si pasojë e erës së fortë, duke bërë që flakët t’u afrohen edhe banesave. Pranë banesave u vendosën zjarrfikës të shumtë të ardhur edhe nga Shkodra e Laçi. Në Shëngjin të pranishëm në ndërhyrje ishin edhe kreu i bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj, prefekti Eduart Nreca si dhe përfaqësues të tjerë vendorë. Ata kanë qëndruar në zonën e rrezikuar nga zjarri deri në mëngjes, ndërsa vijonte aksioni për të mbajtur larg qendrave të banuara flakët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *