Zjarr në Burgun e Lezhës, 2 të vdekur e një i lënduar

Policia e Shtetit Shqiptar ka njoftuar se sot në Burgun e Shënkollit në Lezhë ka rënë zjarr, ka dy të vdekur dhe një të lënduar, transmeton Fakte.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore dhe zjarrfikëse për të bërë mundur shuarjen e zjarrit dhe menaxhimin e situatës. Ndërkohë mësohet se zjarri ka përfshirë një nga qelitë e këtij burgu.

Forcat policore në Lezhë dhe në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë marrë në ruajtje perimetrin e jashtëm të Burgut të Shënkollit dhe kanë nisur hetimet për përcaktimin e shkaqeve të zjarrit.

Policia ka njoftuar se po kryhen veprimet hetimore për shkakun e zjarrit si dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes  në bashkëpunim me  Prokurorin e Rrethit Lezhë.

Ndërkohë po sot një i paraburgosur ka mbetur i plagosur në ambientet e jashtme të burgut të Vaqarrit në Tiranë, ku mësohet se është qëlluar me armë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *