Sunday , April 18 2021

Ziadin Sela e dridh Strugën, salla përplot me të rinj

Në punimet e Kuvendit të Rinisë së LR PDSH, që u zhvilluan sot në Degën e Strugës, në prani të kuvendarëve, strukturave të Degës dhe kryetarit të LR PDSH Ziadin Sela, për kryetar u rizgjodh Gojart Kaba, njofton korrespodenti i agjencisë së lajmeve INA.

Ky i fundit në fjalën e tij të rastit, faleminderoi për besimin e dhënë, duke theksuar se kjo është garanci e madhe në drejtim të ndryshimeve që synon rinia, sepse rinia është ajo që zhvillon aktivitetin dhe luftën në të gjitha frontet dhe vazhdimisht përballet me sfidat që dalin nga ecuria.

Kryetari i LR PDSH, Ziadin Sela, duke iu drejtuar rinisë në Kuvendin e tyre theksoi:

“E dashur Rini, i nderuar Syrija, s po them ato modalitetet! Gojart Urime! Mesa di une këtë e ke mandatin e dytë si kryetar i rinisë dhe dije se e ke të fundit se kështu i kemi caktuar rregullat. Kryetarët e partisë , kryetarët e forumeve, mund të qëndrojnë maksimumi dy mandate. Të nisin t’i vëndojmë këto parime prej te njëri tjetri. Kemi kaluar shumëçka në këto vite dhe unë duhet sot ta pranoj që ne akoma po shërojmë plagët, të cilat armiqtë e përbetuar na i shkaktuan këtu në Strugë. Nuk i kemi shëruar akoma. Tek shoh këtë entuziazëm këtu sot, unë besoj që së bashku do t’ia dalim t’i shërojmë këto plagë. Këto plagë do t’i shërojmë në momentin që të gjithë së bashku do tê angazhohemi akoma më tepër, që ta luftojmë të keqen e që ta mbjellim në mesin tonë të mirën . Vetëm në këtë formë mund të krenohemi me atë se çka jemi dhe çka do të jemi në të ardhmen.

Ne kemi dëgjuar plot akuza sa na përket ne dhe gjithçka që kemi bërë vetëm se kemi dashur të jemi korrekt ndaj jush në premtimet që i kemi dhënë dhe vazhdojmë ta bëjmë të njëjtën gjë. Ne kemi dëgjuar dhe deklate të tipit : ” Ç ‘kërkon Ziadini në Tetovë, Shkup, Gostivar, Kumanovë?! Le të rrijë atje dhe ta rregullojë Strugën” . Struganët nuk janë të tillë, jo vetëm Ziadini. Strugani nuk do quheshte strugan, nëse nuk shqetësohej për fatin e shqiptarit të Kumanovës, shqiptarin e Tetovës, për shqiptarin e Manastirit, të Shkupit, por edhe për shqiptarët jashtë Republikës së Maqedonisë. Ne të tillë jemi dhe unë nuk kam pse të bëj përjashtim. Edhe ju nuk keni pse të bëni përjashtim. Ne përsëri ja kemi arritur. Natyrisht që ne e kemi ditur qysh në fillim se me çfarë do të përballemi kur e morëm këtë iniciativë. Do të përballemi me dy subjektet shqiptare egzistuese dhe me një sistem të tërë të orientuar kundër nesh. Për këtë ishim të përgatitur. Nuk ishim të përgatitur për formimin e subjekteve të rinj politikë që na sulmojnë ne. Por, edhe këtë ditëm ta tejkalojmë.

Ne në çdo takim i përsërisim mekanizmat se si do të arrijmë tek ndryshimet që i premtojmë. I bashkëbisedoj me ju në mënyrë që edhe ju të flisni gjithandej, ku jetoni dhe gjithandej se ku do ta bëjmë aktivitetin politik. Sepse është e paarritshke t’i takok dhe të bisedoj me të gjithë shqiptarët. Prandaj organizojmë këto kuvende, kongrese, në mënyrë që në emër të njëri-tjetrit, për ardhmërinë e njëri-tjetrit, të shkojmë derë më derë dhe t’i bindim shqiptarët. Ata e dinë se kjo rrugë është rruga e drejtë. Ne duhet të shkojmë e t’i nxjerrim nga frika që i ka kapluar. Natyrisht këto gjëra i themi që ne nuk do të hyjmë në qeveri derisa fillimisht nuk bëhen ndryshimet kushtetuese dhe ligjore. I themi zëshëm këtu sepse duam të marrim bekimin nga ju. Ne duhet të marrim bekimin e popullit dhe jo vetëm votën e popullit për t’u bërë një farëlloj faktori politik. Ne i themi në çdo takim sepse duam që ta dinë se nuk do të lëshojmë pe nga këto përcaktime, të cilët i bëjmë.

Ne jemi të gatshëm të përballemi jo me BDI-në sepse BDI-në e kemi fituar në 2013 -ën këtu në Strugë dhe tani do ta fitojmë përsëri jo vetëm në Strugë por edhe në Kërçovë edhe në Shkup edhe në Tetovë edhe në Gostivar dhe gjithandej ku janë shqiptarët. Ne këtë fitore të Strugës do ta transmetojmë gjithandej. Por, ne duhet të përballemi me bllokun politik maqedonas. T’iu themi atyre se ka edhe ndryshe. Ka shqiptarë që janë në gjendje të flakin interesat personale dhe të merren me interesat e përgjithshme të popullit që do të përfaqësojmë nesër. Nga ato përcaktime ne nuk heqim dorë.

Ne jemi aq në numër, në fund të fundit në tokën tonë për të kushtëzuar bllokun politik maqedonas me shtet BINACIONAL. Nuk mund të barazohen shqiptarët , që janë mbi 1/3 e popullatës me pakicat tjera etnike. Këto fjalë, që i them këtu unë i bisedoj edhe me të huajt me çdo faktor politik dhe diplomatik me të cilin ulem. Sepse kjo është forma e vetme se si ne të arrijmë në ndryshimin dhe si të arrijmë stabilitetin afatgjatë. Përcaktimi ynë është edhe ndarja e buxhetit në linja lokale dhe decentralizimi i mirëfilltë i pushtetit. E them edhe nga eksperienca.

Në momentin që ne flasim janë rreth 2.5 milionë euro, që na ka marrë pushteti qendror, para tuajat , të qytetarëve të Strugës për një kredi me të cilën është investuar në Ohër. Kontribut për këtë japin ca funksionarë, që i thonë vetes ministra, zv ministra, kryetarë gjykatash , që flasin shqip. Kur ua them publikisht këto gjëra nuk u vjen mirë. Ne duhet t’ia themi njëri-tjetrit publikisht. Ne s’ka si ta amnestojmë një ministër të BDI se qenka shqiptar, ndërkohë që ka pasur 4 të tillë .

Nga 2008 Gruevski ka hapur 40 000 vende pune për maqedonasit dhe asnjë për shqiptarët. Pra ky nuk mund të jetë shqiptar. Gjithçka mund të jetë por shqiptar jo. Ne duhet të gjithë të flasim dhe t’ua mbyllim gojën atyre që thonë: ” Unë do ja jap votën BDI ose ndonjë tjetri sepse më ka futur në punë” . Po me ç’të drejtë zotëri mbyll perspektivën e qindra e mijëra shqiptarēve të tjerë në emër të një vendi pune tëndin?! Kjo është shumë e ulët. Të gjithë së bashku duhet të dalim nga kjo situatë. Nga shumë të rinj ndoshta me të drejtë kam dëgjuar se nëse fiton BDI kësaj radhe ne do marrim rrugëne gurbetit. Është gabim. Fitorja e BDI ndodh kur shqiptarët do të iknin jashtë. Por kjo do të jetë fitorja e VMRO dhe LSDM. Ne do të rrimë këtu dhe ne nuk kemi ndërmen të humbim nga BDI -ja as nga VMRO-ja dhe as nga LSDM- ja sepse këtu na kanë lindur të parët dhe ne këtu do të vdesim.

Nuk kërkoj, t’iu mbush mendjen sepse e di që mendjen e keni të mbushur më shumë se unë. Kërkoj nga ju që t’i merrni punët në duart tuaja dhe të dilni e të flisni në Strugë e më gjerë, gjithandej nga ju shkon zëri dhe t’u thoni shqiptarëve hajdeni me ne sepse këtu është rruga e vërtetë dhe këtu është rruga e sigurtë e cila do t’i nxjerrë në dritë shqiptarët. Unë nuk jam i ri sot jam 44 vjeç ( edhe disa ditë) dhe ne rininë e kemi çuar kot sepse kemi pritur nga të tjerët që ta ndërtojnë ardhmerinë. E kemi pritur që të tjerët të na japin diçka. Por të tjerët dhe të huajt na kanë marrë sa kanë mundur. Na e kanë marrë shokun e bangës, na e kanë marrë prindij, na e kanë marrë farefisin dhe sot kur shohim rreth e rrotull nuk i kemi aty. Prandaj e dashur rini, merrni punët në duart tuaja dhe ndërtoni ardhmërinë ashtu siç dini ju. E di që do e ndërtoni bukur. Ne jemi pas jush. (INA)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *