Thursday , April 22 2021

Zhuta: Ja pse dështoi festivali “Këngë Jeho”

Shkruan: Sabaudin Zhuta

Më datë 07 gusht 2016, festivali “Këngë Jeho” 2016 në Strugë u shpall i mbyllur!
Në të vërtetë, që në mbrëmjen e parë ( 5.8.2016 ), ate mbrëmje të 25-tin me rradhë të këtij festivali, u pa qartë se shumçka po çalon.
Starti nxorri në pah mangësit e shumta konceptuale e organizative.
Që në fillim, me “dokumentarin” e shfaqur defiluan prononcime të kota ( me ca përjashtime ), gjegjësisht u fol gjithçka përpos historikut real të zanafillës dhe rrjedhave thelbësore të këtij evenimenti me rëndësi të veçantë për kulturen tonë mbarkombëtare.
Edhe njëherë u dëshmua se ne shqiptarët nuk mund të lirohemi nga sindromi i narcizoizmit dhe “mbamëndjes së shkurtër”. Sikur çdo gjë fillon nga unë, me mua dhe në këte moment !?
Defiluan me stafin aktual dhe gati asgjë përmbajtsore s’u thá.
Meqë ishte 25 vjetori i themelimit të festivalit, fare nuk u përmendën themeluesit e këtij festivali. Ismail Hoxha ishte drejtori i parë dhe saktësisht dihen se kush i vuri themelet. Me prononcime nuk u përfshin themeluesit e vërtetë, sëpaku ato që akoma jan gjallë dhe kjo për fat të keq, bën për tu dëshpëruar.
Mospasja e një programi të saktë paraprak për pjesmarrësit në këte festival, ishte dhe një indikator tjetër sinjifikativ i dështimit të mundshëm.Moskooirdinimi i këshillit artistik me stafin e drejtorisë, por dhe dezintegrimi total i strukturave të festivalit jepshin sinjale të qarta për lëshime të shumta organizative. Mungesa e sensit konsulltativ me struktura të ndryshme profesionale, u dëshmua me pasoja të patolerueshme.
Mbrëmja e dytë, për shkak të motit me shi; dështoi fare. Edhepse Struga ka një sallë të mrekullueshme në shtëpin e kulturës, ajo nuk u përdor si alternativë për të vazhduar ky koncert. Nuk paragjykoj dot përmbylljen e këtij festivali jubilar , të 25-tin me rradhë, ( të dështuar ), ku për shkak të përmbytjeve nga moti i ligë humben jetën 22 veta dhe që ishte shkas për ta përmbyllur pa u hapur as nata e tretë. Mendoj se me një reduktim korrekt selektues të programit me pika të përzgjedhura artistikisht- ka mundur sëpaku të përmbyllet ky festival Jubilar në mënyren e përshtatjes adekuate; konform situates në vënd.
Nga përvojat e jetës fjala e urtë na mëson: “dasma dhe mortja- janë motër e vëlla”.Nga tradita jonë ” kënga e Rexhes” është shembulli më karakteristik ku në fatkeqsin e rëndë të humbjes së jetës së dhëndrrit/ Rexhës; – Nëna e tij fton krushqit për të vazhduar dasmën.
Jo larg nga Struga, aty ne Ohër, mbahet festivali “Vera e Ohrit” dhe ku fare nuk pati ndërprerje. Këte mbrëmje në Ohër, aty pikërisht performuan artistët e mëdhenjë shqiptar; Merita Rexha- piano dhe Areta Zhulla ( violinë).
Analog me këte fakt, po del se totalisht festivali nuk u organizua në nivelin e domosdoshmërisë jubilare !
Dua të përmend si vlerë të veçantë këngën e hapjes së festivalit ( një baladë shum e bukur) kushtuar nergut festivalit dhe titulluar ” Këngë Jeho”- nga dueti: Besjana Mehmeti e Shkodran Tolaj.
Unë si një nga themesuesit e ketij festivali dhe si profesionist i kësaj fushe, kam shkruar dhe më parë dhe kam vënë veten në dispozicion për punë të pakushtëzuar rreth festivalit, megjithatë “narcizoizmi” duket se mbizotëroi.
Kurrë mos u përsërittë ky edicion , dhasht zoti të mbushemi mend -obligimet e marra kushdoqoftë ai, nuk duhet keqpërdorë dhe për çdogjë duhet të pasojë dhënia e përgjegjësisë për punën e bërë ose të pabërë, se çfarë ; un nuk dua të prejudikoj…
Të interesuarit e shumtë, si nga vëndi, mysafirë nga jashtë, gurbetqarë e nga diaspora u larguan nga Struga thellë të dëshpëruar, por me shpresë për rikthimin e imazhit të festivalit
“Këngë Jeho…” si dhe përmbushjen e një detyrimi obligativ nga Ministria e Kulturës, INSTITUCIONALIZIMIN E festivalit dhe ndarje të buxhetit adekuat për nevojat e aktiviteteve në vazhdim të këtij evenimenti unikal në RM !/FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *