Tuesday , January 26 2021

Zhernovski vizitoi PSP-në: “Më në fund provat janë në duar të sigurta”

“Lajm i mirë është që sot jemi këtu dhe se raportet e autditimit përfundimisht janë në duar të vërteta dhe mund të presim se drejtësia do të jetë e kënaqur”, tha kryetari i Komunës  Qendër, Andrej Zhernovski pas dhënies së dëshmisë në Prokurorinë Speciale Publike (PSP) në lidhje me projektin “Shkupi 2014”, transmeton Fakte.

Ai ka deklaruar se në PSP i ka dorëzuar dy raportet e auditimit, të punuara me kërkesë të Komunës, ndërkaq në lidhje me projektin, Zhernovski nuk deshi të ndajë më shumë detaje nga dhënia e dëshmisë në këtë prokurori sepse bëhet fjalë për procedurë para hetimore e cila është e fshehtë.

“Në PSP dorëzova dy raporte të auditimit, nga të cilët njëri është përgatitur nga gushti i vitit 2013. Këto materiale që atëherë kanë qenë të dorëzuara në Prokurorinë Publike, por ja tanimë tre vjet ata janë vendosur në sirtar dhe Prokuroria i ka injoruar. Përndryshe, në këto materiale është saktë e theksuar për çfarë procedura të paligjshme bëhet fjalë rreth projektit “Shkupi 2014”. Projekti fillimisht u paralajmërua që do të kushtojë 80 milionë euro, por ai tani është 8 herë më i lartë, gjegjësisht 640 milionë euro”, deklaroi Zhernovski.

Kryetari i Komunës Qendër tha se Maqedonia nuk mund të del nga kriza derisa “ata që kanë kryer krim nuk japin përgjegjësi për atë”./Portalb

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *