Saturday , January 23 2021

ZHDUKET NJË AVION NË RRETHINËN E SHKUPIT, MPB KONFIRMON PËR TV21, EKIPET PËR KËRKIME NË TERREN!

Një aeroplan privat komercial para pak çasteve siç bëhet e ditur është zhdukur nga radarët në afërsi të Aeroportit “Aleksandri i Madh” në Shkup. Lajmi është konfirmuar për televizionin TV21 nga Ministria e Brendshme.

Sipas zëdhënëses së MPB-së, në ora 17.40 ka pasur lajmërim se një aeroplan i markës “Paper” i regjistruar në Gjermani që ishte nisur nga Treviso e Italisë në mënyrë të rregulltë ka kërkuar që të aterojë në Aeroportin e Shkupit për tu mbushur me kerozinë, por siç tha ajo më pas avioni është zhdukur nga radarët. Nga MPB gjithashtu theksuan se ekipet janë në terren dhe po bëhen kërkimet e aeroplanit./TV21

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *