Monday , October 22 2018

Zhduken dy fëmijë shqiptarë në Gjermani. Nëna: Qëndrimi dhe Leotrimi nuk u kthyen nga shkolla

Dy fëmijë shqiptarë në Gjermani rezultojnë të zhdukur që prej ditës së enjte më 19 Prill, shkruan Fakte.

Mediat gjermane shkruajnë se fëmijët janë Qëndrim Nimanaj 13 vjeç dhe Leotrim Nimanaj 11 vjeç, me origjinë nga Kosova.

Familja e tyre jeton në Leipzig. Dy të miturit ishin nisur për në shkollë, por nuk mbërritën kurrë. Të paktën kështu ka deklaruar në policia mamaja e tyre.

Autoritetet kanë kërkuar edhe ndihmën e banorëve, që të japin informacione rreth vendodhjes së dy fëmijëve./FAKTE.Net

Për çdo informacion, lajmëroni policinë në:

Dimitroffstraße 1 in 04107 Leipzig, Tel. (0341) 966 4 6666

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.