Tuesday , July 27 2021

Zhbogar: Qëndrimi i BE-së ka qenë të mos hyhet në zgjedhje me njësi të pabalansuara zgjedhore

Ambasadori Zbogar sot ka qartësuar se qëndrimi i BE-së i shprehur nga Komisioneri Han në takimin e fundit me liderët e partive politike pjesë e Përzhino-s 1 dhe 2 ka qenë që në zgjedhje mos të hyhet pa zgjidhjen e dilemave të mosbalancimit të njlësive zgjedhore dhe megjithë këtë BE pret që më 11 dhjetor të ketë zgjedhje të parakohëshme ashtu siç janë marrur vesht partitë politike, transmeton Fakte.

Nga mënyra e realizimit të zgjedhjeve demokratike, të lira dhe kredibile do të varet edhe niveli i bashkëpunimit të BE-së me qeverinë e re të dalur nga zgjedhjet, theksoi Zbogar, duke vënë edhe njëherë në dije se BE dhe OSBE-ODIHR i kanë bërë të gjitha parapërgatitjet që Republikës së Maqedonisë ti ndihmojnë që ajo me sukses ta realizojë procesin zgjedhor.

Ai shprehu bindjen se këto parapërgatitje solide udhëhequr nga ekspertë me përvojë të lartë të BE-së dhe OSBE-ODIHR do të pamundësojnë keqpërdeorimin e votes së qytetarëve nga ana e aktivistëve të partive politike që eventualisht do të synojnë ta bëjnë këtë./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *