Saturday , July 20 2019

Zgjedhje të parakohshme, LSDM do të shqyrtojë kërkesën e VMRO-së, BDI kundër

Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska lidhur me kërkesën e VMRO DPMNE-së për zgjedhje të parakohshme parlamentare njoftoi se LSDM-ja seriozisht do ta shikojë iniciativën e VMRO-DPMNE-së, duke shtuar se VMRO dëshiron që të ndryshohet tema e rëndësishme e zgjidhjes së problemit të emrit, informon Koha.

“Ata këtë kërkesë e bënë vetëm pesë minuta pas votimit të ndryshimeve kushtetuese, dhe këtë e bënë për të ndryshuar temë, pasi që tema aktuale nuk iu konvenon. Tema tregon që nëse do të zgjidhësh një problem, ai zgjidhet, nëse do të drejtosh shtetin para, drejtohet. Nëse do perspektivë për qytetarët, atë do të ua ofrosh dhe jo t’i izolosh. Ata kërkojnë zgjedhje, por gjithashtu kërkojnë edhe mënyrë për të mos u realizuar ato. Ne do të shohim dhe shqyrtojmë këtë kërkesë, ka shumë argumente në këtë iniciativë dhe për ndryshim nga VMRO. Ne do t’i respektojmë ligjet që ka miratuar ky shtet. Ajo që është në ligje ne do ta plotësojmë”, tha Sheqerinska.

Nga ana tjetër, zëvendës-kryeministri Bujar Osmani, tha se tërë energjia politike duhet të fokusohet në anëtarësimin e vendit në NATO dhe fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.

“Mënjëherë pas Referendumit kishte edhe ide se duhet të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare. BDI në atë kohë edhe pse interesi partiak, të gjitha anketat treguan që atëherë, në shtator, BDI do të kishte shumë me shumë vota sesa në dhjetor të 2016. Fuqishëm kundërshtuam idenë që të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare për shkak se vlerësuam se qeveria ka mandat që të zgjidh çështjet e mëdha dhe të rënda të vendit, dhe të garantojë anëtarësim për NATO dhe BE. Sot gjithashtu rejtingjet dhe interesat politike tregojnë se BDI dy herë më shumë rezultate ka nëse ka zgjedhje nesër, krahasuar me ato të 2016, megjithatë sërish jemi në qëndrimin se duhet të bëhet anëtarësimi në NATO dhe hapja e negociatave me BE-në dhe kjo është arsyeja që nënshkruam marrëveshjen e Prespës dhe bëmë ndryshimet kushtetuese. Vlerësojmë se tani e gjithë energjia politike duhet të fokusohet në këto dy çështje”, tha Osmani.

Pas ndryshimeve kushtetuese, lideri i opozitës Hristijan Mickoski, menjëherë bëri thirrje për zgjedhje të jashtëzakonshme dhe të njëjtat të mbahen me ata presidenciale.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *