Saturday , June 19 2021

Zeqiri: Me falni Shipkovice, me fal edhe ti Gruevski

Shkruan: Arben Zeqiri

Si shume shqiptare edhe une reshqita dhe qe ne mengjes ju sula banoreve te Shipkovices per pritjen e Gruevskit. Te gjithe jemi njerez dhe na kaplojne emocionet. Sinqerisht nuk munda ta gelltis kemben e tij ne folene e UCK-se. Por me e njerezishme eshte kur kerkon falje dhe pranon gabimin. Shpresoj shipkovicasit te me kuptojne ashtu sic une i kuptova sot plotesisht. Miq e dashamire jo vetem qe me kritikuan, por ata me informuan edhe per nje te vertete te hidhur qe me tmerroi me shume se vete pamjet e Gruevskit ne ate fshat. Fajtor nuk paskan qene as ata 4-5 persona qe ia zgjaten doren dhe e priten, madje ata paskan qene edhe me te guximshem. Hiena dhe qyqet nuk paskan qene Gruevski dhe ata pak shqiptare, qe e priten. Hienat ishin fshehur dje disa kilometra larg Shipkovices, ne kolltuqet qe ndoshta i kane blere ne emer te Shipkovices, me parate e ndara nga Qeveria dhe humanistet e shumte per Shipkovicen. Gruevski kishte shkuar ne Shipkovice per te denoncuar publikisht keto hiena te cilat parate per Shipkovicen i kishin “zhdukur” qe ne “lakin e Shipkovices”. Miqte dhe banoret e ketij fshati me informuan se Gruevski jo vetem qe kishte qene i pari qe i kishte vizituar naten e vershimeve te vitit te kaluar, por edhe ndihmat dhe makineria e tij kishte arritur e para. Me informuan se hienat lokale dhe ato qendrore qe fillimisht kishin vjedhur votat, kishin ardhur pas dy diteve per te shkrepur ca foto e ne pas per tua vjedhur edhe ata ndihma qe i kishte sjelle po ky Gruevski i keq. Me thane dhe shume te hidhura te tjera te cilat nuk dua as ti mendoj e jo me ti permend, e qe ju me se miri mund ti degjoni e konfirmoni nese shkoni vete ne Shipkovice. Mesova nje te vertete me te madhe te hidhur. Gruevski jo se nuk kishte qene i keq, por e keqja e tij kishte pasur nje kufi dhe ne nje moment i kishte dale nje fije njerezie. Por fatkeqesia eshte ne ate se hienave tona jo vetem qe as ne ate nate, nuk ju doli ne shesh ky njerzillek, por pikerisht ate moment e kishin shfrytezuar ne ate menyre sic nuk e shfrytezoi as Gruevski. Edhe Gruevski kishte pasur meshire ate nate, e hienat e kishin shfrytezuar edhe ate nate per te rrjepur gjahun e tyre te cilin e rrjepin per me shume se 14 vite. Paska pasur me keq se Gruevski. Andaj sinqerisht publikisht ju them: Me falni Shipkovice, me fal edhe ti Gruevski./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *