Zeqiri: Largohem nga Alsat M sepse nuk dua t’i shërbej të keqes – BDI dhe DPMNE

Largohem nga Alsat M sepse nuk dua t’i shërbej të keqes – BDI dhe DPMNE

 

Largimi i papritur i Muhamed Zekirit nga pozita e kryeredaktorit, por edhe nga programi i TV Alsat ishte lajm hutues, që kaloi pa shpjegime për arsyet dhe rastin. Ekskluzivisht për “Fokus”, Zekiri pranon që fundi i këtillë i karrierës së tij në Alsat është pasojë e presioneve të BDI mbi pronarin, Ferik Velija, gjegjësisht lidhjet dhe miqësitë e tij me udhëheqësit e integristëve. Si faktor kryesor për “ekzekutimin” e tij e përmend Bekim Nezirin, i cili tani është emëruar shefi i Shtabit zgjedhor të BDI. Për herë të parë zbulon se edhe më herët ka pasur përpjekje për ta heshtur, por ka arritur të ballafaqohet më atë.

“Nuk do lejoj mbi shpinën time të realizohen politika me të cilat nuk pajtohem. Nuk do lejoj t’i shërbej të keqes”, e shpjegon Zekiri vendimin e tij për braktisje të Alsat-it, duke paralajmëruar se së shpejti do ta përcjellim në programet e një televizioni tjetër.

FOKUS: Largimi yt nga pozita e kryeredaktorit në Alsat, por edhe nga programi i Alsat, ishte lajm shokues në rrethet gazetareske, supozoj edhe tek shikuesit e Alsat, sepse deri në atë mëngjes kur e publikove lajmin në Fejsbuk, nuk kishte asnjë indikacion se ekzistojnë probleme në televizion. Probleme me pronarin apo diçka tjetër? Do na shpjegosh cila ishte arsyeja për këtë hap radikal?

ZEKIRI: Komunikimi ndërmjet meje dhe pronarit ishte i imi personalisht, dhe atë e publikova në Fejsbuk, por nuk desha të flasë menjëherë për arsyet. Lejova të qetësohet situata, e dijë se ishte befasi për opinionin më të gjerë, sepse siç thatë edhe ju, nuk kishte asnjë paralajmërim se diçka po ndodhë dhe se ekzistojnë probleme.

FOKUS: Vendimin e morët brenda natës?

ZEKIRI: Vendimin e kam menduar disa muaj, por atë final e solla pasi u përpoqa për herë të fundit të bisedoj me pronarin, që të ndryshohen disa gjëra në rrugën ku është nisur. Dhe në afat prej tre ditësh ndodhi gjithçka. Të premten kisha një situatë kur pronari vendosi të mos komunikonte me mua për problemet të cilat ia sugjerova dhe të cilat duhej të ndryshoheshin. E hëna ishte ditë jo pune, të martën u drejtova me mail tjetër se e kuptova porosinë dhe rrugët tona pas dhjetë viteve ndahen këtu.

 

I REZISTOJA PRESIONEVE DERI NË FUND

FOKUS: Përzihej në politikën redaktuese, ku është problemi në atë komunikim tuajin?

ZEKIRI: Domethënë, tregova që arsyet janë principiele. Unë si kryeredaktor nuk lejoja që kolegët, qofshin redaktorë ose gazetarë, t’i ndjejnë dallimet dhe problemet. Ai mundohet t’u shpjegon të tjerëve se asnjëherë nuk është përzier në politikën redaktuese, por unë e di në çka kam kaluar. Rezistoja deri në fund, i mbroja gazetarët, principet gazetareske dhe nuk lejoja kjo të vërehet në ekran. Por, me gjërat dhe vendimet e fundit, pasi prapë është pronar i televizionit, ai do t’i bart pasojat për atë çfarë do të ndodhë në të ardhmen me Alsat-in. Unë për këto dhjetë vite kontribuova aq sa mundesha. Alsat arriti aty ku arriti dhe shikuesit e vlerësojnë punën.

FOKUS: Këtë vit Alsati u ngjit në maje, e fitoi besimin edhe të shikuesve shqiptar por edhe të atyre maqedonas. Unë madje them se u shndërrua në virus të gruevizmit. Pse në një moment të këtillë, në turbullira të këtilla që i përjetojmë, të ndodhë kthesë e këtillë.

ZEKIRI: Çdo pronar ka interesat e tij. Dhe për vendimet e tija, për përfitimet personale nga politikat që synon t’i udhëheq, duhet ai të flas. Unë nuk do lejoj mbi shpinën time të realizohen politikat me të cilat nuk pajtohem. Tërë kohën vlej për gazetar kritik dhe vazhdoj ashtu të funksionoj, dhe nuk do ndalem. Nuk do lejoj t’i shërbej të keqes. E keqja e kësaj shoqërie janë BDI dhe VMRO-DPMNE. Në një situatë të këtillë politike, të ndalem dhe të mbroj politikë redaktuese e cila do vihet në mbrojtje të partisë në pushtet, në këtë situatë të BDI-së, asnjëherë nuk do lejoj.

FOKUS: Por televizioni arriti shikueshmëri dhe besim kulmor. Vallë pronari dëshiron ta rrënoj atë?

ZEKIRI: Nuk mund të kuptoj cilat janë motivet e tija, përveç fshehjes së disa gjërave që nuk i di. Përveç që i ka shokë, ndoshta ka edhe interesa tjera, ky është vendim i tij dhe unë nuk mund t’ia zgjedh shokët, e as nuk do lejoj ai ose ndonjë tjetër të mi zgjedh mua. Por kam principe në jetë dhe dëshiroj të ngel njeri deri në fund. I tillë do të ngeli dhe të keqes nuk do t’i shërbej. Dhe sërish do ta them, e keqja e shoqërisë sonë nuk është vetëm VMRO-DPMNE, por faj të njëjtë ka edhe BDI, sepse ata janë partnerë, na udhëheqin bashkë nga viti 2008.

FOKUS: Vallë kjo domethënë se tani në lajmet e Alsat do përcjellim promovim të politikave të BDI dhe DPMNE. Atë që tani e kemi në lajmet e televizioneve proqeveritare.

ZEKIRI: Shpresoj se nuk do shkojnë deri në atë shkallë. Mendoj që do të përmbahen në këtë periudhë, që të mos jetë tepër e dukshme. Por sigurisht se ka funksionarë të mbrojtur në BDI, nuk do guxohet të flitet haptazi për ta, për krimet dhe dështimet e tyre në funksionim.

 

DISA FUNKSIONARË NGA BDI KISHIN STATUS SPECIAL NË ALSAT

FOKUS: Cilët janë ato “arusha të mbrojtura” nga udhëheqësia e BDI-së?

ZEKIRI: Ata janë disa persona, ministra të cilët në Alsat çdoherë kanë pasur status special. Mund të flasim hapur se ata janë Musa Xhaferi, Fatmir Besimi, Bekim Neziri, Nurhan Izairi, madje edhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, të cilët kanë trajtim special. Përveç Abdilaqim Ademit, për të cilin kjo nuk vlente.

FOKUS: Vallë kjo domethënë se do jetë ndryshe trajtimi i Unitetit, Besës, Selës, etj. Domethënë në bllokun shqiptar krijohet një rivlim, ristrukturim.

ZEKIRI: Me ndikimin që e kisha aty, mundohesha t’u ofroj hapësirë të gjithëve. Jo vetëm atyre.

FOKUS: Alsati trajtohej mirë në gjitha raportet e OSBE-së. Më tepër funksiononit si servis publik, sesa TVM.

ZEKIRI: Me të vërtetë  dëshironim të linim hapësirë për të gjithë, edhe përkundër atyre presioneve të cilat i kisha personalisht. Tani cili do jetë trajtimi ndaj tyre? Duke e marrë parasysh qasjen e pronarit me mua ndaj politikave të tyre, jam i vetëdijshëm çfarë mund të pritet.

FOKUS: Ç’është ajo që e shtyri BDI-në të vepron me metoda të njëjta sikur DPMNE? Sepse tani shohim një sulm “kurir”-i ndaj tebe. Ti tani je i a.q. gazetar, me siguri do shpallesh edhe tradhtar!

ZEKIRI: Çfarë i bashkoi? Ato me vite janë bashkë dhe mësojnë nga njëra tjetra, gjegjësisht BDI tani dëshiron ta kopjon VMRO-DPMNE-në. BDI dallonte nga VMRO-DPMNE, nuk ikte nga debatet, vinte në debate, nuk kishte kërcënime të drejtpërdrejta. Por, është e qartë se presionet vinin nga një linjë tjetër. Presionet paskan ardhur përmes pronarit, i cili pastaj dëshironte të ndikon këtu, dhe këtu u thyen gjërat sepse unë nuk mund të lejoj t’i shërbej të keqes.

Në pjesën për “kurirët”, unë pas publikimit se më nuk jam pjesë e Alsat-it, realizova disa takime me përfaqësues të ambasadave të huaja, të cilat treguan se dega e Çairit në BDI tashmë krenohet dhe nuk fsheh se largimi im është meritë e tyre. Kjo vetëm i vërteton tezat e mija se ata kanë luajtur lojëra në prapavijë dhe krenohen që unë nuk do jem aty për t’ju penguar.

FOKUS: Kush është më meritori nga dega e Çairit për “ekzekutimin” tuaj?

ZEKIRI: Më i zëshëm është shefi i shtabit zgjedhor i BDI-së, i cili është ministër për ekonomi, që ka raporte të afërta me pronarin e televizionit.

 

NUK DO ARRIJNË T’I HESHTIN TË GJITHË

 FOKUS: Porosia që erdhi nga Njujorku, ku në dëshminë e Sllobodan Bogoevskit përmenden, gjoja për mitmarrje, Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi, si u përjetua, sidomos që nuk e mbuluat sikur në mediumet proqeveritare?

ZEKIRI: Nuk i mbuluam, por edhe nuk i trajtuam siç duhej të trajtoheshin. U reduktuan në minimum temat në lidhje me atë aferë dhe ende kështu do të trajtohen, madje mendoj se më nuk do të përmenden. Dhe kjo aspak nuk më habit.

FOKUS: Por, me siguri porosia është pranuar?

ZEKIRI: Po, porosia është pranuar, dhe pas gjithë kësaj nuk mund të kuptoj disa njerëz që janë verbëruar dhe nuk dëshirojnë të shohin çka faktikisht ndodh tek ne. Më nuk do të lejohet persona të tillë të jenë kreatorë të politikave të këtij shteti.

FOKUS: Prej ku do të informohen votuesit shqiptar?

ZEKIRI: Mendoj se ende ka prej ku të informohen. Do ketë edhe mediume të reja që do hapen. Dhe nuk do arrijnë t’i heshtin të gjitha. Asnjë medium menjëherë në fillim nuk mund të bëhet Alsat, por edhe Alsati kur u hap nuk ishte kjo që është sot. Besimit vështirë krijohet, por lehtë humbet. Mendoj se edhe mediumet tjera të reja që do hapen mund të kontribuojnë, ndërsa njerëzit tashmë dinë të njohin çka është çka. Nuk mund t’i gënjeni.

FOKUS: Ekziston një informatë ose spekulim jozyrtar se Musa Xhaferi së shpejti do të tërhiqet nga pozita e zëvendës-kryeministrit.

ZEKIRI: Ata tani dëshirojnë të luajnë me mashtrime se ja tani ne do ta largojmë Musën, dhe kjo është shenja e parë se ne reformohemi. Ata asnjëherë nuk do arrijnë të reformohen me këta njerëz që i kanë. Nuk munden, ua njoh kapacitetet, edhe votuesit tashmë i kanë lexuar. Largimi i Musës duhet të ketë arsye. Pse largohet? Duhet të tregoj, se nuk ka mbaruar asnjë punë, ndërsa tërë jetën është ministër? Ose tërhiqet për shkak të aferës “Telekom”? Nëse tërhiqet për shkak të aferës “Telekom”, ai në këtë aferë nuk është vet. Këtu është i përfshirë edhe lideri i partisë, Ahmeti. Nëse është i përfshirë, atëherë edhe Ahmeti duhet të largohet nga pozita e kryetarit. Ata tani dëshirojnë rrejshëm të paraqiten si të mirët, kinse ja tani do sjellim kuadro të reja.

FOKUS: Por, kjo është kopje e veprimeve të VMRO-DPMNE.

ZEKIRI: Andaj potencova, e keqja është e përbashkët dhe ka një emër – BDI dhe VMRO-DPMNE. Nuk mund të jetë njëri i mirë, tjetri i keq, e bashkërisht i realizojnë gjitha politikat. Dhe gjitha punët e këqija me të cilat ballafaqohet shoqëria jonë janë meritë e tyre, ato mësojnë nga njëra tjetra dhe kopjohen. VMRO ka vepruar kështu, duhet edhe ne të bëjmë ngjashëm, do vendosim ndonjë figurë në atë pozitë dhe do vazhdojmë.

12181844_1506218913010018_1511763462_n

KISHTE PËRPJEKJE TË MA NDALOJNË KOMENTIN KUNDËR BDI-së

FOKUS: Njëherë parashikuat se BDI tani nuk do ta arrij rezultatin e zgjedhjeve të fundit parlamentare, sado që ato të jenë kontestuese. Pret të ketë numër të përgjysmuar të votave?

ZEKIRI: Jo vetëm BDI, vështirë që ndonjë parti politike shqiptare në të ardhmen do ta përsëris atë rezultat. BDI e arriti atë rezultat falë faktit se nuk kishte opsion tjetër që njerëzit të votojnë. Opsion nuk ishte Menduh Thaqi. Shqiptarët nuk dëshironin të dëgjojnë për Menduh Thaqin. E tani dëgjojmë se Thaqi shpreh dëshirë dhe gatishmëri të bashkëpunoj me BDI-në. Nuk do jetë e habitshme nëse paraqiten bashkë, ato as nuk dallojnë. Të dyja partitë në një mënyrë janë në pushtet. Por, BDI në zgjedhjet e fundit i fitoi ato vota duke premtuar se do ta kenë një nga tre funksionet më të rëndësishme tek ne, shpjegonin se e bojkotojnë zgjedhjen e Presidentit, ndërsa në fakt ata e ndihmuar zgjedhjen e Ivanovit. Dy ditë pas zgjedhjeve, ata pa asnjë kërkesë u futën në qeverinë e Gruevskit, kur unë menjëherë dola me koment se ky është zhgënjimi i fundit i BDI-së, ky ishte titulli i komentit tim.

FOKUS: Nuk kishe probleme ta publikosh?

ZEKIRI: Njerëzit nuk e dinë se për këtë koment kishte përpjekje të ndalohet publikimi, por isha i gatshëm të largohem nga Alsat nëse kjo nuk ndodhë. Pronari atëherë dëshmoi urtësi dhe komenti u emitua. BDI asnjëherë më nuk do fitoj aq vota. Duke marrë parasysh se i kanë gjitha mekanizmat në duar, sidomos punësimet partiake, maksimumi i votave që mund ta fitojnë, sipas vlerësimit tim, është mes 80.000 dhe 100.000, që ende nuk është numër i vogël. Mirëpo, mënyra e vetme të mposhtet BDI është që partitë tjera të bashkëpunojnë, të dalin me një listë të përbashkët, me qëllim të vetëm – të merret legjitimiteti politik në të cilin thirret BDI. Nën bashkim mendoj në Uniteti, Besa, RDK dhe partia e Zijadin Selës, pa PDSH-në.

Ato nëse bashkohen, unë jam i bindur se do marrin më shumë vota se BDI. Në të kundërtën, elektorati shqiptar nuk do dinë ku të orientohet. Atëherë pjesë e madhe e tyre mund të abstenojnë, ndërsa Shqiptarët të cilët nuk do arrijnë t’i motivojnë për votim do shkojnë tek opozita, do t’i merr LSDM-ja, e numri i tyre nuk do jetë i vogël.

 

KANË DITUR TEPËR, ANDAJ NUK JANË GJALLË

FOKUS: Javën e kaluar kishte arrestime të njerëzve që kanë marrë pjesë në ngjarjet e Kumanovës, dhe ishte interesant dhe zbavitëse kur nga MPB njoftuan se tek disa të arrestuar kanë gjetur uniforma të UÇK. A ka Ahmeti uniformë të UÇK-së në shtëpi? Ndonjë pistoletë të harruar në çantë?

ZEKIRI: Ahmeti ia dhuroi uniformën Piter Fejtit. Gjithë ish ushtarët e UÇK-së, sigurisht e ruajnë në shtëpi. Ndërsa është e mundur të gjendet dhe nga ndonjë pistoletë. Por, unë mendoj se krahu i luftës i BDI-së, me të cilin ajo krenohej, me të cilin fitoi aq shumë vota edhe në vitin 2002 kur u paraqit në skenën politike, dhe më vonë, tashmë nuk ekziston. Gëzim Ostreni shkoi, Zulfi Adili, që gjithashtu ishte bashkëpunëtor i afërt, u largua. Ermira Mehmeti, që ishte zëdhënëse dhe figurë kryesore, paralajmëroi largim. Në promovimin e shtabit zgjedhor nuk ishin Fatmir Dehari dhe Hazbi Lika. Nuk u paraqitën, edhe pse ata ende janë pjesë e kësaj. Ende më interesant është se këtyre ditëve për herë të parë foli vëllai u Isa Likës, që ishte figurë kulmore në BDI, ishte edhe zëvendës drejtor në Doganë në vitin 2002, i cili në ndërkohë u vra. Ai doli me një intervistë ku dyshon kush mund të qëndroj prapa vrasjes, dhe gishtin e drejton kah udhëheqësia e BDI-së.

FOKUS: Nuk ka reagim në këtë…

ZEKIRI: Ende nuk ka reagim. Por, njerëzit inkurajohen dhe fillojnë të flasin publikisht se jo rastësisht kemi më shumë ushtarë të vrarë të UÇK-së pas luftës, sesa gjatë vetë konfliktit ushtarak.  Ai përmendi në intervistë në një gazetë shqiptare se vëllai i tij Isa Lika dhe Harun Aliu kanë ditur shumë gjëra dhe andaj nuk është dashur të jenë të gjallë.

FOKUS: Unë në fakt mendoj se ky koalicion krijoi sistem juridik monstruoz.

ZEKIRI: Absolutisht. Vetë sistemi është monstër me faktin që ata paramenduan dhe realizuan gjëra të cilat nuk mund të mendosh se ekzistojnë njerëz të tillë që mund të planifikojnë gjëra të tilla. Kumanova ishte shembull i mirë të dëshmohet se njerëzit tash janë të vetëdijshëm. Njerëzit nuk dëshirojnë dhe nuk u nënshtrohen provokimeve të tilla, pa marrë parasysh që kishte aq viktima njerëzore dhe u realizua në mes të një vendbanimi.

FOKUS: Me marrëveshje e prishe kontratën e punës?

ZEKIRI: Po, po! Që nga sot nuk shkoj në punë, sepse pronari mendon që kolegët nuk ndjehen të lirë në kryerjen e punës kur unë jam aty prezent, që është shumë e çuditshme. Unë deri më 31 tetor zyrtarisht jam pjesë e televizionit, me marrëveshje firmosa prishje të kontratës të premten. Është e qartë se pronari mendon që është tmerruese unë të paraqitem në televizion, pse është kështu vetëm ai e di. Kjo dëshmon për të personalisht. Unë tregova në postimin tim në Fejsbuk që, para se gjithash, ngeli njeri dhe gazetar, besnik ndaj profesionit. Dhe do kontribuoj me punën time edhe më tutje që gjërat të ndryshojnë kah e mira në këtë shtet tonin të përbashkët.

12178264_1506218916343351_340861234_n

KORNIZA 1

DO KETË DETAJE SHOKUESE PËR “MONSTRËN”

FOKUS: Pret që ngjarjet kontroverse të Kumanovës, por edhe rasti “Monstra” të pastrohen në muajt vijues nga Prokuroria speciale?

ZEKIRI: Shpresoj dhe në interes të gjithëve është të del e vërteta për dyja rastet. Për rastin e Kumanovës kemi dëshmitarë të gjallë të cilët ende janë në arrest, nuk kemi dëgjuar të flasin, të tregojnë çfarë në fakt kanë kërkuar atje dhe cili ka qenë qëllimi. Kontroversat për atë rast ende ekzistojnë, jo rastësisht ngjarjet e fundit u ndërlidhen me ato të Kumanovës – nëse MPB i ka pasur informatat, pse ka pritur deri tani? Ka pritur moment të përshtatshëm që të bëj filma? Të tërheq vëmendje nga problemet esenciale me të cilat ballafaqohemi? Unë nuk do befasohem nëse këta deri në zgjedhje bëjnë film të ri, ndonjë përpjekje për të treguar se patriotët nga VMRO dhe BDI zihen për diçka. Sa i përket “Monstrës”, kam parandjenjë se deri në zgjedhje do kemi detaje të reja të cilat do jenë shokuese për opinionin, dhe do të kuptohet në fund e vërteta kush ka qëndruar prapa atij akti dhe plani monstruoz për destabilizimin e Maqedonisë.

 

KORNIZA 2

“RRUGA IME” DO VAZHDOJ NË TELEVIZION TJETËR

FOKUS: Ku mund të të shohim ose të të lexojmë, çfarë plane ke?

ZEKIRI: Unë vetëm mund t’ju paralajmëroj se nuk do ndalem dhe së shpejti do jem sërish në ekranet televizive. Dhe do të kthehem me elan ende më të madh të mos hesht dhe të jap mundësi për debat në lidhje me ngjarjet aktuale tek ne. “Rruga drejt” nuk do jetë më “Rruga drejt”, por “Rruga ime” do vazhdoj në mediume, shumë shpejt do ta kupton ku saktësisht. Ndokush ndoshta do të befasohet nga vendimi, kisha oferta edhe nga mediume tjera, por edhe për tu inkuadruar në politikë, por prapë vendosa dhe mendoj se kontributi im do jetë shumë më i madh në gazetari.

 

Poenta 1

Pronari i Alsatit mundohet t’u shpjegon të tjerëve se asnjëherë nuk është përzier në politikën redaktuese, por unë e di në çka kam kaluar. Rezistoja deri në fund, i mbroja gazetarët, principet gazetareske dhe nuk lejoja kjo të vërehet në ekran.

 

Poenta 2

Dega e Çairit në BDI tashmë krenohet dhe nuk fsheh se largimi im është meritë e tyre. Më i zëshëm është shefi i shtabit zgjedhor i BDI-së, i cili është ministër për ekonomi, që ka raporte të afërta me pronarin e televizionit.

 

Poenta 3

BDI dallonte nga VMRO-DPMNE, nuk ikte nga debatet, nuk kishte kërcënime të drejtpërdrejta. Por, është e qartë se presionet vinin nga një linjë tjetër, përmes pronarit, i cili pastaj dëshironte të ndikon këtu.

 

Poenta 4

Këtyre ditëve për herë të parë foli vëllai u Isa Likës, që ishte figurë kulmore në BDI, i cili në ndërkohë u vra. Ai dyshon kush mund të qëndroj prapa vrasjes, dhe gishtin e drejton kah udhëheqësia e BDI-së. Njerëzit inkurajohen dhe fillojnë të flasin publikisht se jo rastësisht kemi më shumë ushtarë të vrarë të UÇK-së pas luftës, sesa gjatë vetë konfliktit ushtarak./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *