Tuesday , April 20 2021

Zendeli rrezikon 1 vit burg për paraqitje të rrejshme?

Fadil Zendeli i cili vazhdon të thirret si kryetarë i RDK-së edhe pse gjykata vendosi për Vesel Memedin portali TetovaSot mëson nga  burime të sigurta mbrenda RDK-së  se Prokuroria publike në vend ka nisur hetim kundër personit Fadil Zendeli për shkelje të rëndë të Kodit Penal, edhe ate nenit 391, për paraqitje të rrejshme në opinion, në media, takime të ndryshme, dhe të gjitha këto në emër të kryetarit të RDK-së, dhe për këtë personi Fadil Zendeli rrezikon 1 vit burg.

Siç mëson TetovaSot nga burime të sigurta pranë RDK-së merret vesh se Prokuroria Publike ka njoftuar RDK-në se ka nis hetime serioze dhe shumë shpejtë pritet të ngritet edhe padi penale ku Fadil Zendeli  rrezikon 1 vit burg.

Ndryshe ditë më parë  me ndërmjetësim të Këshillit Opozitar,  u arrit marrëveshje bashkëpunimi për zgjedhjet e ardhshme parlamentare ndërmjet Lëvizjes BESA dhe Rilindjes Demokratike Kombëtare nga Fadil Zendeli.

“Kjo arritje vjen pas takimeve intensive që janë mbajtur ndërmjet komisioneve përkatëse, ndërsa sot u finalizua në takimin e kryetarëve Bilall Kasami e Fadil Zendeli. Në këtë takim ishte i pranishëm edhe përfaqësuesi i Këshillit Opozitar, Arjanit Hoxha”, u tha  nga Këshilli Opozitar.

Ndërsa nga ana tjetër ka një marrëveshje mes Ziadin Selës dhe Vesel Memedit që krijuan “Aleancën për Shqiptarët” e cila vazhdon të jetë funskionale edhe pas përplasjeve brenda RDK-së mes Vesel Memedit dhe Fadil Zendelit./TetovaSot

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *