Wednesday , October 24 2018

Zekolli godet Zaevin pse nuk ka pastruar radhët e ministrave (foto)

Analisti Arsim Zekolli edhe një herë ka goditur kryeministrin Zoran Zaev për mospastrim të kabinetit qeveritar, shkruan Fakte. Zekolli është shprehur se nëse Zaev do kishte bërë një pastrim në radhët e ministrave, do kishte të drejtë të kritikonte opozitën, por jo edhe tani.

“Nëse Zaev do kishte bërë një spastrim ministror në qeverinë e tij menjëherë pas referendumit të dështuar, sot argumentet e e tij kundër opozitës “për të mirën e vendit” do të mbanin. Kështu, ai kërkon një ndryshim dhe një sakrificë nga të gjithë – përveç prej vetes dhe të vetëve. Kjo është joserioze”- ka shkruar Zekolli./FAKTE

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.