Saturday , October 20 2018

Zekiri zbulon në TCH si do të sigurogen 9 vota nga VMRO-ja

Nënkryetari i LSDM-së Muamet Zekiri, në Top Show ka zbuluar se si mund të sigurohen votat që mungojnë për ndryshime kushtetuese, shkruan Fakte. Ai ka thënë se për momentin ‘koalicioni Pro referendumit’ numëron 71 vota deputetësh, duke i llogaritur edhe ato të ASH-së dhe të Besës së Kasamit.

Ndërsa për 9 votat që mungojnë për të arritur numrin 80, Zekiri ka deklaruar se 5 deputetë që janë nga parti më të vogla në koalicion me VMRO-në, mund të votojnë Pro ndryshimit kushtetues. Ai gjithashtu ka cekur se një numër i madh i deputetëve të VMRO-së janë nën hetime dhe të njejtit kanë ftikë për lirinë etyre, pasi për momentin po i mbronë imuniteti i deputetit./FAKTE

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.