Wednesday , November 14 2018

Zekiri përsëri fton VMRO-në të votojë ndryshimin e kushtetutës, ose të shkohet në zgjedhje (Video-Mqd)

Nënkryetari i LSDM-së Muhamet Zekiri, edhe një herë ka përsëritur thirrjen deri tek VMRO-ja për të votuar ndryshimet kushtetuese, për ndryshimin e emrit të vendit, shkruan Fakte. Ai në një video në gjuhë maqedonase, ka thënë se nëse deputetët e VMRO-së nuk votojnë këto ndryshime, do të shkohet menjëherë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Ditë më parë, Zekiri deklaroi se shumë shpejtë do të siguroheshin 2/3 e votave në Kuvend, pasi sipas tij, një pjesë e deputetëve opozitarë janë nën hetime dhe nuk do donin të shkohet në zgjedhje të parakohshme pasi do e humbnin imunitetin e deputetit./FAKTE

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.