Tuesday , April 20 2021

ZEKIRI: NËSE VOTUESIT E ZGJEDHIN BDI-NË, DO BËJMË KOALICION ME TA

VMRO-DPMNE nuk ka se çfarë t’u ofrojë qytetarëve, andaj e aktualizon temën e federalizimit, kështu ka thënë Muhamed Zekiri nga LSDM, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë. Zekiri thotë se për Maqedoninë nuk ekziston rreziku nga federalizmi, pasi Maqedonia është një shoqëri e barabartë për të gjithë qytetarët. Duke folur për çështjen e dygjuhësisë, Zekiri thotë se Zoran Zaev dhe LSDM nuk ka premtuar asgjë më tepër se sa ajo që parashihet me Kushtetutë. I pyetur se a është i mundur një koalicion me BDI-në pas zgjedhjeve, Zekiri nuk mohon një gjë të tillë.

“Shumicën në pushtet e bëjnë numrat. LSDM nuk mund të jetë kundër vullnetit të votuesve, në qoftë se ata sërish i japin besimin BDI-së. Por unë nuk besoj dhe nuk dua të besoj se shqiptarët, pas gjithë kësaj që po ndodh, pasi po e shohin se në çfarë mënyrë ka qeverisur BDI, se përsëri do të vendosin që të votojnë këtë parti”, tha Muhamed Zekiri nga LSDM. Megjithatë, shtoi Zekiri, nëse sërish qytetarët i japin besimin BDI-së, kjo nuk është çështje e LSDM-së. /SHENJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *