Friday , January 22 2021

Zekiri: Kam pas oferta nga parti shqiptare, por un veten e shihja në LSDM

Ish gazetari Muhamed Zekiri, tanimë anëtar i oganeve më të larta të partisë maqedonase LSDM, në një intervistë për javoren “Fokus” ka shpalosur faktin se para se të kalonte në partinë maqedonase, ka pasur oferta nga më tepër parti politike shqiptare, por ai ka zgjedhur partinë maqedonase LSDM, pasi aty e gjente veten, shkruan Fakte. “Dëgjoj nga shumë njerëz se paskam marrë hap të guximshëm, por hapi im nuk mund të shihet njëanshëm. Guximi është i barabartë, sa i imi, aq edhe i LSDM-së.LSDM tregoi guxim të madh që të hapet, të mos ketë më tepër paragjykime. Kjo ishte vendimtare që unë të kyçem. DHe nuk kisha më tepër dilema nëse do të vija në LSDM ose të kyçesha në ndonjë parti tjetër të shqiptarëve”- ka deklaruar Zekiri.

Ai më tej, në pyetjen konkrete të gazetarit nëse ka pasur ofertë konkrete nga partitë e shqiptarëve, është përgjigjur: “Absolutisht kam pasur oferta dhe këtë nuk mund ta fsheh. Por unë nuk e shoh veten atje”, duke shtuar  “Nëse do kyçesha në ndonjë parti opozitare shqiptare do të ishte vetëm një të shumtit. Dhe me këtë nuk do të bëja asgjë.”.

Zekiri më tej në intervistën për “Fokus” ka deklaruar se partia maqedonase LSDM pjesë e të cilës tanimë është edhe ai, planifikon të hapë shtabe zgjedhore edhe në vendbanime të pastërta etnike shqiptare siçjanë Kondova, Sllupçani, madje edhe në Zajaz të Kërçovës./FAKTE.Net

image-0-02-01-ac2a0cc897f9fa6d50de3fdc8ae64c017336299bce184f3eaf385eeda68b2701-v

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *