Friday , December 14 2018

Zeka: Një deputet u kap me 84 mijë dollarë fals, dosjen me 900 emra ia dorëzon Konjufcës

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismas, Milaim Zeka ka drejtuar akuza kundrejt një deputeti të Kuvendit të Kosovës.

Për të ai pretendon se është zënë me 84 mijë dollarë fals por duke thënë se nuk do ia përmend emrin në seancë, kjo pasi që ai nuk ka qenë i pranishëm aty gjatë fjalimit të tij, njofton Klan Kosova.

”Do të flasë për një deputet i cili është nxonë me një skandal. Nuk po ia përmendi emrin pasi që ai sot nuk është i pranishëm këtu, është nxonë me 84 mijë dollarë fallcë. Ai është arrestuar në Drenicë”, ka treguar Zeka.

Deputeti në fjalë, ka thënë se ka marrë dosjen me 900 emra me numra kontakti të telefonit, të cilën në mënyrë simbolike do t’ia dorëzojë shefit të GP të VV-së, Glauk Konjufca.

”Unë e kam një dosje me 900 emra edhe me numra të telefonit, të cilën në mënyrë simbolike do t’ia dorëzojë shefit të Grupit Parlamentar të VV-së, që të marrin dhe të gjejnë cili person”, ka deklaruar Zeka.

Ai ka vlerësuar se do të presë që Konjufca brenda një jave t’i kthejë përgjigje.

”Nuk lejohet që një deputet të bëjë akuza për derisa një lëndë është në proces gjyqësor. Në qoftëse Milaim Zeka, vetëm një qytetar të Kosovës e ka mashtruar ose i ka marrë një euro për viza, atëherë unë jap dorëheqje nga posti i deputetit”, ka thënë ai në fjalën e tij gjatë seancës së Kuvendit, njofton Klan Kosova.

Zeka nuk është ndalur me kaq, ai ka thënë se do të zbulojë se cilët deputetë kanë shkuar tek Burdushi për trajtime psikiatrike.

”Do të zbulojë se kush janë ata që shkojnë të Burdushi edhe që po flasin, kush është taku me BIA-në serbe dhe kush është mbështjellë me qebe për mos me kap policia serbe”, ka shtuar Zeka në seancë, njofton Klan Kosova.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.