Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev jo vetëm që ka qenë i pranishëm në një manifestim familjar të një shqiptari, por ai edhe ka udhëhequr vallen në këtë gëzim familjar, shkruan Fakte. Sipas disa portaleve maqedonase, bëhet fjalë për darsëm synetie festimi i së cilës është mbajtur në Restoran “Hollywood” në fsh. Haraçinë të Shkupit.
Nuk bëhet e ditur mysafir i kujt ishte Zaev, por nga fotografitë mund të shihet se ai po ia kalon mirë në këtë eveniment. Edhe më herët Zaev është pritur miqësisht në fshatrat dhe vendbanimet shqiptare./FAKTE.Net