Sunday , July 22 2018

Zaev thotë se në vitin 2025 mund të jemi anëtare e BE-së

Kryeministri Zoran Zaev nga Brukseli ka deklaruar se vendimi për hapjen e negociatave është motiv që vendi të vazhdoj angazhimin në rrugën e reformave.

 “Vendi ynë e ka merituar këtë. Liderët e BE-së thanë po, vendi e meriton këtë. BE pranoi që Maqedonia nga shtet i kapur ka bërë kthesë për vetëm një vit. Për vetëm një vit, Republika e Maqedonisë është vend i ndryshimeve pozitive, i inkluzivitetit, dialogut politik, vullnetit politik për zgjidhjen e problemeve me fqinjët”, ka deklaruar kryeministri Zoran Zaev, përcjell Fakte.

Zaev shtoi se procesi i anëtarësimi në BE nuk përfundon me hapjen e negociatave, por përkundrazi ato zgjasin 6 apo 7 vite, që do thotë se negociatat do të përfundonin në vitin 2025, ashtu siç edhe është paraparë në strategjinë e zgjerimit../Shenja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.