Thursday , February 25 2021

Zaev për REL: 400 milion € çdo vit vidhen nga Maqedonia

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev në intervistë për Radio Evropa e Lirë ka deklaruar se parria e tij është e gatshme të shkojë menjëherë në zgjedhje, transmeton Fakte. “Në Kongresin e vitit të kaluar kemi sjellur Programin politik dhe materialet tjera. Parashohim rrogë mesatare mbi 500€ dhe shfrytëzim të resurseve të vendit. Çdo vit nga Maqedonia vidhen nga 400 milion €. Vetëm me këto mjete ne do të siguronim vende të reja të punës. Do ti kthejmë paratë e vjedhura.”- ka deklaruar Zaev.

Kryetari i LSDM-së ka shtuar se Marrëveshja e Përzhinos siguron legjitimitetin e fituesit në zgjedhje. “Ne kemi pranuar vetëm dy çështje nga kjo marrëveshje të mos dështojnë: lista zgjedhore dhe mediumet.” ka thënë Zaev./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *