Thursday , August 5 2021

Zaev: Nuk koalicionojmë me kriminelët e BDI-së, edhe nëse nga kjo varet formimi i Qeverisë

Lideri i LSDM-së opozitare në emisionin “Top Tema” sonte ka deklaruar se nuk do të koaliciononte pas zgjedhjeve me kriminelët e BDI-së edhe nëse nga kjo do të varej formimi i Qeverisë së re, shkruan Fakte.

Në pyetjen: Nëse do të ishte Zaev kryeministër i një qeverie të gjërë të përbërë nga katër partitë nënshkruese të Marrëveshjes së Ohrit? Zaev është përgjigjur se ai do të jetë kryeministër i qeverisë së opozitës që do të përbëjë shumicë, dhe nuk do të jetë kryeministër i këtyre partive që tani janë në pushtet.

  • Ku është këtu BDI, a do ta respektoni parimin e koalicionimit me partinë që ka fituar tek votuesit shqiptarë?

“Vendosim disa parime. Njëri është: Trupi votues dhe vullnetin i popullsisë së dytë më të madhe në vend, e këto janë shqiptarët, por me rëndësi janë edhe parimet tjera, me rëndësi janë edhe qëllimet për të cilat do të formohet Qeveria e re, konceptet programore dhe vlerat për të cilat luftojmë. Besoj se qytetarët do të japin drejtim të saktë se në ç’drejtim duhet të ecë Maqedonia.” – ka deklaruar Zoran Zaev.

  • Cilat janë parimet e juaja për koalicionim?

“Me kriminelë? Nuk ka mundësi për qeverisje të përbashkët! Qoftë edhe nëse nga kjo varet formimi i Qeverisë!” – ka qenë i prerë Zaev, duke përjashtuar mundësinë e formimit të Qeverisë së ardhshme me partinë e Ali Ahmetit, BDI./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *