Sunday , July 22 2018

Zaev në Idrizovë është takuar me vrasësin e Martin Neshkovskit?!

Pas vizitës së kryeministrit Zoran Zaev në burgun e Idrizovës, dhe fotografive të publikuara në faqen e qeverisë, kanë reaguar mediume dhe analist të ndryshëm, shkruan Fakte. Bëhet fjalë për fotografinë në të cilën mund të shihet Zaev i buzëqeshur duke u përshëndetur me Igor Spasovskin, personi i akuzuar për vrasjen e të riut Martin Neshkovski, vrasje kjo që në koordinim të ish ministres së policisë Jankullovska, regjimi i kaluar tentoi ta fshehtë.

Më pas kjo fotografi është hequr nga faqja zyrtare e qeverisë, ndërsa më i zëshëm ka qenë botuesi Branko Geroski, i cili ka kërkuar përgjegjësi të lartë për lëshimin skandaloz. Ai ka akuzuar Zaevin se ka afruar rreth vetes njerëz të rinj dhe pa përvojë, të cilët nuk po e këshillojnë si duhet kryeministrin./FAKTE.Net

vlada-f geros

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.