Friday , December 14 2018

ZAEV I SIGURT PËR 2/3 NË KUVEND

Kryeministri Zaev nuk pret që të zvogëlohet shumica e 2/3 në Kuvendin e Maqedonisë, pas arrestimit të Mijallkovit, Janakieskit dhe Bozhinovskit. Ai mendon se përfshirja e propozimeve qeveritare në tekstin amendamenteve, të cilët do t’i prezantojnë më 1 dhjetor në seancën e dytë plenare, do ta përforcojë edhe më shumë pozitën e tyre.

“Më vjen keq që deputetët deklarojnë se kjo do të ketë ndikim. Shpresoj se do të mbeten në qëndrimet e tyre. Sipas mënyrës së zhvillimit të diskutimit, do të përfundojë edhe debati publik pas seancës së dytë plenare më 1 dhjetor dhe do t’i përfshijmë seriozisht propozimet e opozitës, që do të thotë se shumica e 2/3 do të konfirmohet apo do të zmadhohet. Këto janë pritjet e mia”, u shpreh Zoran Zaev, kryeministër i Maqedonisë, percjell Fakte.

Zaev tha se pret që MPB-ja sa më shpejtë të dalë me detajet e hetimit për arratisjen e Gruevskit nga Maqedonia. Deri atëherë, ai tha se mbetet e hapur çështja se si 4 vendet mike të Maqedonisë, prej të cilëve 3 janë anëtare të NATO-s, janë të përfshirë në ikjen e Gruevskit.

“Unë jam i informuar, pothuajse e di se si zhvillohen punët dhe besoj se së shpejti MPJ-ja do të dalë me detaje në lidhje me atë që ka ndodhur në Maqedoni. E dimë se çfarë ka ndodhur në Shqipëri, Mali të Zi, Serbi dhe Hungari. Mbetet çështja se si vendet që janë mike tona, e kanë lejuar atë dhe se si tre vende që janë anëtare të NATO-s kanë demonstruar “sundimin e së drejtës”, e them në thonjëza këtë, në kohë kur Kuvendi i Maqedonisë fokusin e ka në procesin e anëtarësimit në BE dhe NATO. Por për këtë ekzistojnë hetimet”, shtoi Zaev.

Zaev gjatë vizitës në Strumicë, ku njerëzit e parë të MEPSO-s bënin kontroll të realizimit të rrjetit të ri optik, demantoi se para arratisjes ka kontaktuar me Gruevskin. Kryeministri tha se për herë të fundit ka biseduar me Gruevskin më 27 prill, në periudhën kur duhej të konstituohej Kuvendi./TV21

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.