Saturday , June 19 2021

Zaev: I kemi siguruar nënshkrimet, në fillim të marsit bëjmë qeverinë e re (video)

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, sot nga Sarajeva paralajmëroi se janë siguruar nënshkri.et për të marë mandatin dhe për të formuar Qeverinë e re, shkruan Fakte. Ai tha se kjo pritet të ndodhë në gjysmën e parë të muajit mars.

“LSDM dhe partitë politike shqiptare janë marrë vesh për pikat kryesore për t’u formuar Qeveria në mars. Tani duhet patjetër që të merremi vesh për ndarjen e ministrave dhe për platformën reformuese të Qeverisë së ardhshme”, ka thënë sot Zaev, nga Sarajeva.

Zaev sot ishte i ftuar në seancë në lidhje me rastin “Ryshfeti”, megjithatë ai nuk u paraqitu, pasi që siç tha avokati i tij, sot në Sarajevë ka shkuar që ta pranojë çmimin për “kryetari më i mirë i komunës në Evropën Juglindore”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *