Wednesday , December 12 2018

Zaev: Habitem si Gruevski doli nga Serbia, jo si hyri në Shqipëri

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka folur për arratisjen e ish-paraardhësit të tij, Nikolla Gruevski.

Ai thotë se nëse ka pasur shkelje dhe ndokush duhet të mbajë përgjegjësi edhe në nivelet e larta për këtë, ky hap do të ndërmerret.

Në një intervistë për DW, Zaev ka thënë se pavarësisht se ka kërkuar sqarime nga vendet e tjera, nëpërmjet të cilave kaloi Zaev, përgjegjësia kryesore është e Maqedonisë.

“Unë kërkova sqarim. E di se përgjegjësia para së gjithash është e jona. Unë nuk flas për kufijtë, që ka mundur që t’i kalojë me letërnjoftim, unë nuk flas se si ka hyrë nga Shqipëria në Mal të Zi dhe Serbi.

Unë pyes se si ka dalë nga Serbia.

Unë dua të di se si qytetari ynë e ka kaluar kufirin midis Serbisë dhe Hungarisë pa pasaportë.

Unë dua ta di, a ka gjasa që secili prej nesh pa pasaportë dhe vetëm me letërnjoftim të hyjë në Hungari, vend anëtar i BE-së”, tha Zaev./javanews

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.