Wednesday , April 21 2021

Zaev: Gruevski dëshiron t’u ikë zgjedhjeve, nuk ulem më në bisedime

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev në një intervistë për Radion “Kanal 77” është shprehur se sipas informacioneve që ai posedin, Gruevski po kërkon mënyrën për t’ianuluar zgjedhjet e parapara për më 11 dhjetor, shkruan Fakte. Sipas Zaev, Gruevski me këtë dëshiron që të defokusojë problemet shtetërore duke i mbuluar me probleme për rrugica dhe sokaqe.

“Le të zgjedhë LSDM një lider tjetër, unë nuk ulem më në tavolinë të bisedimeve. Durimi im ka mbaruar. Aq ishte.”- është shprehur Zaev. Ai gjithashtu është deklaruar edhe se nëse Gjykata kushtetuese provon të abrogojë Ligjin për Prokurorinë Speciale ose një pjesë të tij, do të ballafaqohet me mllefin e qytetarëve që do tel në rrugë./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *