Tuesday , September 25 2018

Zaev: Edhe një ditë e madhe dhe një njohje e madhe për vendin tonë

Edhe një ditë e madhe për Republikën e Maqedonisë. Edhe një njohje e madhe për vendin tonë, shkroi pasdite kryeministri Zoran Zaev në faqen e tij në Fejsbuk pas vendimit të Këshillit të ministrave të BE-së, që bisedimet për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë të fillojnë në qershor të vitit të ardhshëm.

“Këshilli i ministrave të punëve të jashtme të vendeve-anëtare të Bashkimit Evropian, në seancën e sotme mori vendim që negociatat për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë të fillojnë në qershor të vitit 2019.

Bashkimi Evropian dhe liderët e të gjitha vendeve-anëtare e njohën Republikën e Maqedonisë si vend të ndryshimeve pozitive, në proces dinamik të reformave, në inkluzivitet dhe në dialog shoqëror. Shtet, i cili me vullnet të fuqishëm dhe qëllim-mirë politik i zgjidh kontestet me fqinjët dhe vend i qytetarëve, të cilët kanë treguar se kanë vizion të shprehur qartë për një të ardhme evropiane.

Rruga e reformave dhe ndërtimi i vendit tonë si shtet i rregullave evropiane, është proces i pakthyeshëm.

Mbetemi në kursin reformues. Para nesh kemi qëllim konkret.

Tani qytetarët e Republikës së Maqedonisë mund të thonë fuqishëm dhe lirshëm – Po, për Maqedoninë Evropiane! “Po” të fuqishme për të ardhmen e Maqedonisë, për të ardhmen tonë të përbashkët”, shkroi Zaev në Fejsbuk.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.