Wednesday , August 22 2018

Zaev dhe Mickovski do të përballen në duel televiziv

Kryeministri Zoran Zaev pranoi ftesën e udhëheqësit të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski për duel në televizion, konfirmojnë për AIM nga Qeveria, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Hapja ndaj opinionit është një nga parimet bazë në të cilën punon kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev. Vazhdimisht komunikon me opinionin dhe në mënyrë reciproke, nëpërmjet pyetjeve dhe përgjigjeve, por edhe në debate dhe duele. Kështu që kryeministri Zoran Zaev është i gatshëm për duel televiziv dhe i gatshëm që të ballafaqohet me kundërshtarët politikë”, tha sekretari i Qeverisë, Mile Boshnjakovski.

Mickoski mbrëmë në seancën e Komitetit Qendror të OBRM-PDUKM-së, i bënë thirrje Zaevit që të ballafaqohen në televizion dhe të diskutojnë për zhvillimin e bisedimeve./Telegrafi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.