Thursday , January 28 2021

Zaev dhe Gruevski deri nesër duhet t’a propozojnë shqiptarin në “ad-hoc” trupin

Më së voni deri nesër, duhet të zgjidhet anëtari shqiptar në “ad-hoc” trupin për mbikqyrje të mediumeve, shkruan Fakte. Sipas marrëveshjes mes katër partive politike VMRO, LSDM, BDI dhe PDSH, nga katër anëtarë të këtij trupi vetëm një duhet të jetë shqiptarë. Këta katër përfaqësues të partive në trup, pastaj duhet të zgjedhin një kryetar, të pranueshëm nga të gjitha palët.

Vetëm pasi filloi të kompletohet ky organ, u kuptua se dy partitë shqiptare BDI dhe PDSH ishin marrë vesh me partitë maqedonase që të mos kenë asnjë ndikim në këtë trup, madje edhe anëtarin e vetëm shqiptar në të, ta zgjedhin Zaev dhe Gruevski. Afati për këtë skadon nesër. Të shohim cili do jetë shqiptari i pranueshëm për dyshen maqedonase…/FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *