Thursday , June 21 2018

Zaev: Autostrada e re na çon drejt BE-së

Është lëshuar në përdorim autostrada Demir Kapi- Smokvicë me çka rrumbullakohet Korridori 10 nëpër territorin e Maqedonisë, përcjell Fakte.

Në ceremoninë e hapjes ka marrë pjesë edhe kryeministri Zoran Zaev.
“Lidhja është hap kryesor për barabarësinë e standardeve tona regjionale me atë të BE-së që na çojnë gjitha rrugët. Kjo autostradë është njëra nga ato. Kjo rrugë na lidh dhe çon në BE. Ky segment rrugor i autoudhës ‘Miqësia’ në vete ka të ndërtuar përrallen për mbështetje dhe bashkëpunim”, ka thënë Zaev.

Segmenti rrugor në gjatësi 28,2 kilometra do të shkurtojë për 25 minuta udhëtimin e autostradës “Miqësia”. Përmes saj në vit pritet të kalojnë 730 mijë vetura, ndërsa kjo pritet të sjellë zhvillimin e ekonomisë dhe bashkëpunim më të madh të rajonit dhe integrimit në tregun evropian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.