Monday , April 19 2021

Yllka Cana, një kapitene shqiptare në ushtrinë amerikane

Si çdo vajzë 10 vjeçare Yllka Cana shkonte në shkollë çdo ditë ku ajo dhe familja e saj jetonin në një fshat të Gjilanit. Por ndërsa tensionet u rritën në Kosovë në vitin 1999, familja e saj nuk e mendonte kurrë që jeta e tyre do të merrte rrjedhë tjetër. Dhuna vazhdonte të shtohej e Yllkës dhe shoqeve të saj iu ndalua të fillonin klasën e katërt.

Yllka Cana tani është kthyer nga misionet ushtarake në Kore, Gjermani e kudo tjetër. Në fillim togere, Yllka shumë shpejt ajo u ngrit në detyrë në radhët e ushtrisë amerikane.“Të rritesha në një vend të copëtuar nga lufta më bëri të ndjeja e të kuptoja dhimbjen dhe vështirësitë që njerëzit kalonin, sidomos fëmijët,” thotë Cana. “Përjetimi i luftës është një nga arsyet që më bëri të doja t’i bashkohesha ushtrisë. Doja gjithmonë të isha ai personi që ndihmon të tjerët”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *