Kryeministri turk Yildirim ka pohuar se Rusia mund ta shfrytëzojë bazën ushtarake “Inxhirlik” në jug të Turqisë, shkruan Anadolu Agency në gjuhën ruse, transmeton Fakte. Në pyetjen e gazetarit, në Rusia ka kërkuar një gjë të tillë dhe nësedo të lejohej, Yildirim ka thënë “Kjo bazëpo shfrytëzohet për sulme ndaj ISIS. Deri tani Rusia nuk ka kërkuar shfrytëzimin e saj, pasi ajo ka dy baza në Siri. Nëse do nevoitej, sigurisht se edhe Rusia mund ta shfrytëzojë Inxhirlikun”- ka theksuar kryeministri turk.
Baza ushtarake “Inxhirlik” që gjendet në jug të Turqisë konsiderohet si bazë e përbashkët e NATO forcave, ndërsa deri më tani më së shumti është shfrytëzuar nga SHBA. Ate gjithashtu e shfrytëzojnë edhe Gjermania, Katari dhe vende tjera./FAKTE.Net