Tuesday , March 2 2021

Yildirim: Dënimi me vdekje do të kthehet, e ardhmja e Turqisë me Rusinë

Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim paralajmëroi se arrestimet nuk kanë mbaruar, duke theksuar se më shumë arrestime do të ketë gjatë ditëve në vijim. Yildirim tha se Turqia është e vendosur për ekstradimin e Fehtullah Gylenit, imamit mysliman që jeton në Shtetet e Bashkuara. Ai tha se Gyleni duhet arrestuar.

“Ne si shtet kemi dërguar të gjitha dokumentet për ekstradimin e Gylenit dhe presim nga SHBA-ja, që ai të vijë në Turqi, për t’u burgosur”, tha kryeministri turk, raporton “Sky News”. Yildirim tha se thirrjet e fuqishme të popullit turk për rikthimin e dënimit me vdekje, qeveria e Ankarasë nuk mund t’i injorojë.

Ai foli edhe për raportet mes Ankarasë dhe Moskës, përpara një vizite të Erdoganit në Rusi më 9 gusht. “Ne kemi krijuar raporte të ngushta me Rusinë dhe kjo duhet të ndodhë edhe në të ardhmen. Ne kemi të ardhmen e përbashkët me shtetin rus”, tha Yildirim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *