Wednesday , December 12 2018

Xhudistja kosovare Erza,nga Argjentina me shqiponjë festoi medaljen e parë për Kosovën

Xhudistja Erza Muminoviq ka fituar medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike për të rinj që po zhvillohen në Buenos Aires të Argjentinës.

Në luftën për medaljen e bronztë Muminoviq është takuar me ukrainasen, Anastasia Balaban në kategorinë -44 kilogramë.

Erza Muminoviq, pas një lufte me Devi Thangjam të Indisë, pësoi humbje me poenë të artë, në çerekfinalen e Lojërave Olimpike.

Sipas Komitetit Olimpik të Kosovës, Muminoviq ishte duke avancuar pas dy vërejtjeve të kundërshtares, kampione e Azisë.

“Por një gabim, si dhe lëndimi i pësuar në fytyrë bëri që ajo ta humb luftën”, thuhet në njoftimin e KOK.

Për këtë medalje ka reaguar edhe trajneri Driton Kuka, i cili ka uruar për medaljen e parë në Lojërat Olimpike për të rinj.

“Po po historinë e shkruan xhudo! Medalja e parë në Lojërat Olimpike për të rinj! Erza bravo, Fatos Bravo! Shumë emocion sonte në Rogla ku jemi me ekipin Olimpik duke u përgatitur për Tokyo 2020!”, ka shkruar Driton Kuka në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.