Thursday , April 22 2021

Xhemaili i UNITETIT: “Boll më!”

Anëtari i Kuvendit Qendror të UNITETIT, Skender Xhemaili ka reaguar ashpër pas vizitës së Nikolla Gruevskit Shipkovicës me ç’rast iu ndajt mirënjohje për veprat e tij, shkruan Fakte. Ai në profilin e tij ka akuzuar partinë shqiptare në qeveri, BDI-në, që ka sjellur shqiptarët në këtë gjendje të mjerueshme, saqë të kërkojnë mëshirë nga “xhelati” i tyre dhe të njejtin ta dekorojnë. Skender Xhemaili ka shkruar:

“Shipkovicës nuk i duhet shpërndarje mirënjohjesh!
Kalaja e krijimit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, sot dorëzon amblemen e këtij shtabi të UÇK-së.
Unë nuk mund të akuzoj personat që e bënë këtë vepër, por akuzat u drejtohen personave shqiptarë që udhëheqin institucione e nuk kanë pasur as mundësinë minimale që të jenë para këtyre qytetarëve në momente kur kërkohej nevoja. Hapësira e krijuar nga një mospërgjegjësi e partisë shqiptare në pushtet (BDI-së) mundëson afrimin e njerëzve që të jep një, e të merr 100 të tjera, për një të mirë 100 goditje kundër kombit shqiptarë.

O shqitarë, me gjuhën që folni shqip, më tregoni: A keni fije turpi se çka është duke u ndodhë shqiptarëve? Ç’farë bëni? Pse jeni? Pse kërkuat votën? Pse luftuan shqiptarët? Pse thirreni se do përmisoni të drejtat e shqiptarëve? Pse thoni ne jemi kauza shqiptare? Pse jeni kaq të strukur? Pse na nënçmoni? Pse na bëni më keq se në komunizëm? Çka u bëri pala maqedonase, që kaq shumë jeni të heshtur? Mos vallë keni shitur gjithçka shqiptare? Na tregoni, mos heshtni? Sa ka kushtuarë çështja kombëtare?

Ali Ahmeti nëse je i vetëdijshëm se çka të ndodhë, jep dorëheqje dhe tregoi arsyet reale shqiptarëve nga largimi yt prej politike, si një politikan i dështuar! Dijetari Mustafa Mahmud thotë: “Tradhëtarët më të mëdhenjë janë:
1. I afti që nuk bën gjë,
2. I pasuri që nuk bën gjë,
3. I uluri që nuk merr nismë, dhe
4. Gjuha që nuk flet

Cila nga këto pika ju përshtatet, që ju vetë të shpallni veten se jeni tradhëtarë të këtij populli? Nuk mund të heshtni se brenda juve nuk ka prej pikës së parë, të dytë, të tretë, dhe të katërt.
Unë them: Po të ishte vetëm pika e katërt e realizuar që mos të heshtnit gjatë gjithë ngjarjeve që kanë ndodhurë, do të ishit ndoshta të shpëtuarit e radhës në manipulim me popullin që rreshtazi ju ka përkrahur me votën e tyre.

Boll më! Nëse mendoni se do të shpëtoni nga përgjegjësia ndaj popullit, gaboheni?! Përgjegjësia j’u pret, sepse edhe historia do të j’u mallkoj nga kjo mospërfillje e papërgjegjëshme!”- ka shkruar Xhemaili./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *